Një aksident është regjistruar sot në Vlorë, ku një makinë ka përplasur një kalimtar. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në qytetin bregdetar.

Siç shihet dhe nga videot e siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti për Balkanweb, shihet se si mjeti ka përfunduar mbi bordurën rrugës.

Nga aksidenti është bllokuar edhe trafiku, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.

Informacion paraprak
Sot, në orën 13:35, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., 57 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale L. M, 54 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb