ISHËM

Një fuoristradë me 8 turistë është aksidentuar pasditen e së dielës rreth orës 19:00 në fshatin Bizë të njësisë administrative Ishëm ne Durrës.


Mësohet se makina me të cilën ata po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa metra jashtë rrugës. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet momenti kur makina është duke u nxjerrë nga vendngjarja. Si pasojë e aksidentit turistët polakë kanë marrë plagë dhe fraktura në pjesë të ndryshme të trupit dhe janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë mosnjohja e terrenit nga turistët dhe mungesa e ndriçimit. Ngjarja ende nuk është bërë publike nga policia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: