ELBASAN- Moti i keq ka përfshirë pothuajse gjithë vendin, ndërkohë në disa zona janë shkaktuar edhe përmbytje. Kështu, një rast i tillë vjen nga disa fshatra të Elbasanit, ku rrezikohet jeta e mësuesve por edhe nxënësve.

Deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shihet se si një traktor tërheqë një makinë, brenda të cilës janë mësuesit e shkollës që japin mësim në fshatrat Pajun dhe Papër Sallak.

“Kjo është situata ne rrugen që të çon në fshatin Pajun dhe Papër Sallak. Banoret rrezikojnë jetën sepse rruga eshte bere e pakalueshme. Ne makinen që terhiqet nga traktori ne video, janë mësuesit e shkollës. Pavaresisht denoncimeve te vazhdueshme te banoreve, askush nuk ka nderhyre.”, shkruan deputeti i PD-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: