Digjet një makinë në rrugën pranë shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, në Fier. Makina e llojit Fiat, me targa AA761 JO, ka marrë flakë në pjesën e motorit, çka e ka detyruar drejtuesin e saj të hap krahun, duke kërkuar edhe ndihmën e forcave zjarrfikëse.

Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë neutralizuar flakët. Ndërkohë, pranë vendit ku u dogj automjeti kanë mbërritur edhe uniformat blu, për të nxjerrë edhe shkaqet që e çuan makinën në flakë.

Paraprakisht dyshohet që automjeti tip “Fiat” ka marrë flakë aksidentalisht, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: