Policia e Tiranës vijon kontrollet me dronë në rrugët e kryeqytetit, duke kapur e ndëshkuar shoferët problematikë.

Në videon e publikuar së fundi, shihen momentet kur shoferët futen në vizat e bardha, teksa qytetarët janë duke kaluar rrugën, duke rrezikuar jetën e tyre.

Njoftimi i policisë:

Një ndër objektivat e “?Dronit edukues?” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor! ?????????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb