DURRES

Një aksident është regjistruar sot në Durrës, ku një makinë ka përfunduar në kanal. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e Kënetës. Ka qenë një qytetar ai që ka njoftuar për ngjarjen pranë ‘BalkanWeb’, ndërsa bën me dije se drejtues i mjetit ishte një i ri.

‘Shpëtoi mrekullisht’ shprehet dëshmitari në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, burime nga policia bënë me dije se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Durres
Durres

Për më tepër shihni videon e siguruar nga ‘BalkanWeb’ teksa shihet që mjeti qëndron në kanal me rrotat në ajër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb