VLORË

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku ka humbur jetën një grua dhe është plagosur një tjetër. Në pamjet e siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti për “BalkanWeb” shihet se makina tip “Ford Fiesta” është përmbysur në rrugë pranë rrethrrotullimit në hyrje të autostradës “100 Vjetori” në Vlorë. Për shkak të përplasjes viktima që drejtonte mjetin, një 25-vjeçare me inicialet G.M. nga Vlora ka dalë nga mjeti.

E dëmtuar ka mbetur shtetasja me inicialet S. K., 38 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ishte pasagjere në mjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy shtetase femra, ku njëra ka humbur jetën në vend ndërsa tjetra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: