Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Ngjarja është shënuar pranë QSUT, ndërsa raportohet për një person të plagosur.

“BalkanWeb” sjell pamjet e aksidentit, teksa shihen një numër i madh njerëzish të mbledhur pranë personi të plagosur, ndërsa disa prej tyre i japin dhe ndihmën e parë deri sa mbërrin ambulanca.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor në rrugë, ndërsa pritet që policia të zbardhë shkaqet e aksidentit. Mësohet se në motor ndodhej edhe një femër, por fatmirësisht dy mjekë specializantë kanë ndërhyrë në kohë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 22:45 në rrugën e “Dibrës” mjeti me drejtues I. U është përplasur me motoçikletën me drejtues A. M

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e motoçikletës S. M të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit do shoqërohet në komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: