Pamjet që shihni tregojnë momentin e shpërthimit të fuqishëm në urën në ngushticën e Kerçit, që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë. Video është siguruar nga kamerat e sigurisë.

Është pikërisht ora 6:02 minuta, ndërsa mbi urë ka trafik si normalisht dhe krejt papritur ndodh një shpërthim në një kamion të bllokuar.

Në pamjet, përveç kamionit, nga i cili duket se ka nisur shpërthimi, aty kalon edhe një makinë tjetër. Nuk dihet nëse ka viktima.

“Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet”, shkroi në një postim në Twitter këshilltari i Zelensky, Mikhail Podliak. Në të njëjtën kohë, në Moskë po diskutohet mbi një sulm terrorist për të cilin mund të fajësohen forcat e armatosura të Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: