Moti i keq i cili pas Europës Perëndimore përfshiu edhe kontinentin aziatik ka shkaktuar dhjetra të vdekur.

Rrugët dhe stacionet e metrove janë zhytur në të gjithë provincën Henan të Kinës duke detyruar qytetin të mbyllet.

Tempulli Shaolin, i njohur për mësimin e arteve marciale të murgjve budistë, u dëmtua rëndë nga përmbytjet. Më shumë se 10 mijë banorë të provincës Henan janë zhvendosur në strehimore.

Kina përjeton përmbytje të rregullta gjatë muajve të verës, por rritja e qyteteve dhe shndërrimi i tokës bujqësore në periferi rrit kostot pas ngjarjeve të tilla.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: