Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Mbreshtan të Beratit.

Një makinë ka shtypur një nxënës të vitit të parë në Shkollën “Kristaq Capo” dhe është larguar nga vendngjarja. Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se 15-vjeçari i aksidentuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Beratit, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij. Dyshohet që i mituri të jetë përplasur nga një mjet tip “BMW”, ndërsa policia vijon punën për identifikimin e autorit.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:45 në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B.Q., duke drejtuar një automjet tip “BMW”, ka goditur një këmbësor rreth 16 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb