Në një kohë kur Policia Rrugore është mobilizuar në terren për kapjen e drejtuesve ‘rebelë’ që shkelin rregullat e qarkullimit, kapet një rast flagrant.

Bëhet fjalë për një shofer, shtetasi me inicialet A.M., i cili udhëtonte me mjetin e tij në sens të kundër në rrugën Kavajë-Lushnjë. Burime zyrtare nga policia thanë se 58-vjeçari është ndëshkuar me dy vjet pezullim të lejes së drejtimit si dhe me 10.000 lekë gjobë.

“Qarkulloi me automjet në sens të kundërt në rrugën interurbane, kapet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore
Policia Rrugore ndëshkon 58 vjeçarin A. M., nga Kavaja i cili qarkullonte me automjet në rrugën interurbane Kavajë-Lushnje në sens të kundërt. Pamjet flasin vetë, skanë nevojë për koment, papërgjegjshmëri që vret jetën. Policia Rrugore e ndëshkoi drejtuesin e mjetit duke e dërguar në OASH, ( 2 vjet pezullim Leje Drejtimi dhe 10.000 lekë gjobë). Policia e Shtetit falënderon median dhe qyetarët që të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
#mosrespektimiirregullavetekushtonshtrenjte”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb