TIRANE- Benin gara shpejtësie me makina luksoze sportive në Unazën e Madhe, Policia Rrugore ndëshkon me gjoba të tre drejtues mjetesh.

Episodi në fjalë ka ndodhur sot gjatë natës në rrugën e Unazës e Madhe. Siç bën me dije dhe Policia e Shtetit, tre mjete bënin gara shpejtësie, ndërsa ata u gjobitën.


NJOFTIMI I POLICISË
Pas disa telefonatave ne adrese te salles operative te Drejtorise Vendore te Policise Tirane, se ne unazen e madhe jane tre automjete te cilat po benin gare shpejtesie duke rrezikuar veten dhe perdoruesit e tjere te rruges, u organizuan sherbimet e policise rrugore ne pika kontrolli me dy faza dhe u be i mundur dokumentimi dhe procedimi administrativ i te tre drejtuesve te mjeteve luksoze, perkatesisht automjeti tip Mercedes-Benz GLC 43 AMG me targa te huaja u ndeshkua me 40.000 lek te reja per gara shpejtesie, automjeti tip BMW M6 me targa te huaja u ndeshkua me 40.000 leke te reja per gara shpejtesie si dhe automjeti tip Audi A7 me targa shqiptare u procedua per te njejten shkelje dhe ju percoll per shqyrtim dhe gjykim Organit Administrativ Shteteror, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane. Policia e shtetit falenderon edhe njehere qytetaret per bashkepunimin dhe besimin e treguar ndaj strukturave te policise se shtetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb