Elettra Lamborghini dhe Afrojack përjetuan momente frike teksa po fluturonin me një avion privat që po i çonte nga Parisi në Antwerp. Të dy kanë treguar gjithçka në profilin e tyre në Instagram. ‘Për shkak të motit të keq avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente. Avioni është përplasur mbi bar por fatmirësisht nuk na ka përmbysur por është ngadalësuar. Ende nuk po i gjej fjalët”, ka shkruar e shokuar këngëtarja në rrjetin social.

Elettra Lamborghini ka rrëfyer hap pas hapi fatkeqësinë e saj (për fat të mirë me një fund të lumtur) e kompletuar me imazhe të momenteve të ndryshme. “Ne ishim vërtet me fat sonte” nis ajo rindërtimin e skenës. “Fillimi i fluturimit ishte plot turbulenca por gjithçka po shkonte mirë”, shkruan ajo duke treguar pamjet e bëra menjëherë pas ngritjes dhe vazhdon: “Gjysma e udhëtimit ishte mjaft e qetë, por momenti i frikës për të dhe Afrojack filloi më pas.

“Fillojmë të zbresim duke u përpjekur të shmangim stuhinë”, shkruan Eletta Lamborghini duke postuar një foto të re. “E gjejmë veten në mes të stuhisë që ishte shumë e fortë”, thotë ai, duke inkuadruar qiellin e zi.

“Fillojmë të ulemi në pistë në mes të stuhisë dhe piloti fillon të bërtasë ‘frenat nuk funksionojnë’… dhe mjeti përplaset me barin por fatmirësisht nuk na përmbysi por arriti të frenojë”, vijon Elettra Lamborghini, e cila ndau imazhet e avionit në lëndinë dhe mjetet e shpëtimit që e transportonin atë dhe Afrojack në një ambient më të sigurt.

Historia e Elettra Lamborghini vazhdon nga komisariati, ku ajo dhe Afrojack përpiqen të buzëqeshin pavarësisht frikës. DJ-ja ka rrëfyer edhe në rrjetet sociale fatkeqësinë: “Ishim shumë fat që avioni ynë u ndal në bar, as gruaja ime e as unë nuk jemi të lënduar”, shkruan ai.

Fatkeqësia e Elettra Lamborghini dhe Afrojack përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Për fat të mirë, ata arritën shëndoshë e mirë
në destinacionin e tyre, ku i prisnin festimet për ditëlindjen e 35-të të DJ-së. Arsyeja për të festuar këtë herë është dyfish.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb