Ndodh në kampionatin rus, gjatë takimit mes Zenitit të Shën Pjetërburgut dhe Dinamos së Moskës, kur me lojë të ndalur, braziliani Malkon godet me top arbitrin kryesor pas një goditje nga rreth 30 metra. Në fakt, Malkom kërkoi thjesht të çonte topin në pikën ku do të riniste loja, por harkimi i tij gjeti arbitrin, që në ato çaste po shënonte në bllokun e tij kartonin e verdhë dhënë Kiril Paçenkos së Dinamos së Moskës. Siç mund ta shikoni në video, gjyqtari e ka marrë me shumë sportivitet këtë moment.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb