Erigenës i qeshin sytë e fytyra teksa flet, por kur këndon i qesh edhe shpirti. Pa muzikën jeta e saj nuk do të ishte jetë. Ajo e ka nisur “karrierën” si shumë këngëtarë të tjerë , para pasqyrës. Sot është 18 vjeç dhe ka shumë planë për të ardhmen.

Një moment në natyrë teksa këndonte përkrah të vëllait, i mjaftoi që të vuloste fatin e saj: do të bëhej këngëtare.
“Isha nga liqeni me vëllain edhe po këndoja. Kur shkova në shtëpi i thashë vëllait që do i them mamit dhe babit që do bëhem këngëtare. Ranë dakord”, shprehet Erigena Begolli.

Ishtë nëntë vjeç kur këndoi këngën e parë në skenë, ajo titullohej “Takim me diellin”. Prej asaj kohe kanë kaluar shumë vite, tashmë vajza syqeshur po realizon vetë këngën që planifikon ta këndojë te “Kënga Magjike”.

Por si shumë të rinj shqiptarë edhe Erigena ka një plan të afërt për të ikur. Studimet për kanto do t’i vazhdojë në një universitet në Gjermani.

E shoqëruar në kitarë nga Aleksander Braho, Erigena këndon për “Trending” një këngë shumë të pëlqyer nga të rinjtë. Teksa flet për artin në vend, Aleksandri thotë se një muzikant klasik e ka shumë të vështirë të ecë në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: