Mamma mia. Këto janë fjalët që tifozët e Italisë thanë menjëherë pas ndeshjes së sotme ndaj Argjentinës, që u humb 0-3 në Wembley, e vlefshme për trofeun me emër “Finalisimma”.Se Kombëtarja argjentinase ishte futur në fushë me qëllim të qartë marrjen e këtij trofeu u pa që në minutat e para, por goli erdhi vetëm pas gjysmë ore lojë, kur Messi pas disa lëvizjesh tipike të tij, jep assist magjik për Lautaron.

 

 

Kur mendohej se kishte përfunduar pjesa e parë, Di Maria çon peshë popullin e tij, me golin që dyfishoi shifrat.

 

Minutat e mbetura nuk shërbyen për asgjë, përveç një goli të Dybala në fund. “Finalissima” është një eveniment i ri që vuri përballë ë vë përballë skuadrën kampione të Evropës me atë të Amerikës Latine.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb