Man.City kompletoi javën e 30-të të Premier League duke dhuruar spektakël golash përballë Burnley, një fitore e pastër 5-0 që konsolidon pozitat e tyre në vendin e dytë, plus 9-të nga nga Leicester. Shifrat e Man.City në këtë periudhë, në pritje të vendimit nga CAS, të imponojnë respekt por në çdo rast thjeshtë do të jenë të dytët pasi diferenca prej 20 pikësh me Liverpool është e paarritshme.

Ndeshjet e City në Premier League duken si një stërvitje, ndeshje të gjitha në funksion të Pep Guardiolës dhe ecurisë së tyre në Champions pasi dhe në këtë sfidë tekniku spanjoll hodhi në fushë një formacion me tetë ndryshe në raport nga ndeshja e fundit. Foden dhe një “dopjetë” e Mahrez vendosën pjesën e parë ndërsa në të dytën D.Silva dhe sërish Foden sigluan shifrat përfundimtare në 5-0.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb