Asnjë ofertë zyrtare, asgjë për momentin, thjeshtë perceptime dhe dëshira, kjo është situata nën këndvështrimin e Ole Gunnar Solskjaer, i cili flet për dy lojtarët e Man.United, Romelu Lukaku dhe Paul Pogba, dy nga lojtarët më të lakuar në tregun e transferimeve.

Solskjaer Pogba
Solskjaer Pogba

Prej kohësh flitet për një kalim të Lukakut te Inter ndërsa për Pogba vijon të jetë e hapur një garë dyshe ndërmjet Real Madrid dhe Juventus, e vetmja gjë e sigurt është dëshira e lojtarëve, të dy dëshirojnë të largohen. Në të njëjtën kohë, të dy lojtarët kanë nisur fazën përgatitore me ekipin e Man.United ndërsa në një intervistë për faqen zyrtare të klubit trajneri Solskjaer theksoi:

“Ka pasur shumë spekulime për shumë lojtarë, si në hyrje ashtu dhe në dalje. Për aq sa di un, deri më tani nuk kemi marrë asnjë ofertë zyrtare si për Pogban ashtu dhe për lojtarë të tjerë. Ai(Pogba), ashtu si pjesa më e madhe e lojtarëve tanë kanë një kontratë e cila e skadon pas shumë kohësh. Ne jemi Man.United, nuk kemi nevojë të shesim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb