Nga Udine, Spezia doli me 3 pikë. Ekipi i drejtuar nga Motta fitoi 2-3 me Udinesen, në një ndeshje që pati gjithçka brenda.

Vendasit shënuan të parët me Molinën, por 3 golat e miqve me Verde, Gyasi dhe Maggiore ndryshuan kahun e takimit. Spezia do kishte mundësinë edhe për të katërtin, por në fund gabon Rei Manaj. Sulmuesi shqiptar, edhe pse nuk e ka shumë të vështirë të shënojë nga penalltia, nuk gjuan saktë.

Gjithsesi, fatmirësisht për skuadrën e tij s’ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi “rrjeta” e Marit në fund shërben vetëm për statistikat e kundërshtarit.

 


(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: