Rey Manaj protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol me Sivasspor, në ndeshjen e kampionatit ndaj Antalyaspor.

Çerek ore para fundit, futbollisti lushnjar solli golin e qetësisë për Sivasspor. Gjithçka nisi nga një zbritje e shpejtë, me një top të kthyer në lojë, portieri mik i dhuroi mundësinë Manajt, që me të majtën të gjente rrjetën.

28-vjeçari kuqezi është aktivizuar në 25 ndeshje në këtë sezon. Për të ky ishte goli i 11-të në këtë edicion, ndërsa ka dhuruar pasin e fundit 4 herë.

Rei Manaj po luan sezonin e dytë te Sivasspor dhe ka një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2026.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb