Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku tregohet se çfarë duhet të bëjë një person kur dyshon se është prekur nga COVID-19 apo një i afërm i tij.

Menjëherë pas lindjes së dyshimeve, sinjalizimi do të bëhet online duke plotësuar formularin në adresën coronavirus. shendetesia.online.

Aty do të përshkruhet gjithë gjendja shëndetësore dhe në kohë reale do të ketë një orientim dhe udhëzim se si duhet ndjekur rasti.

Për këtë rast do të hyjnë në funksion edhe portali e- Albania ku do të dorëzohet formulari me të gjitha të dhënat.

VIDEO E OGERTA MANASTIRLIUT

Dyshoni se ju apo i afërmi juaj mund të jeni prekur nga COVID-19?
Vizitoni faqen online për Covid-19 për të verifikuar simptomat tuaja
Nga zyra, shtëpia, apo kudo ku ndodheni
Plotësoni formularin duke përshkruar gjendjen tuaj shëndetësore dhe automotakisht do të udhëzoheni:
1- Nëse keni Covid-19 dhe duhet të ndiqeni te mjeku i familjes
2- Nëse duhet të telefononi numrin e gjelbër 0800 40 40

Nëse duhet të telefononinumrin 127 të urgjencës mjekësore
Vizitoni faqen online në adresë: coronavirus. shendetesia.gov.al
Klikoni forma e vlerësimit që do t’ju drejtojë në portalin e- Albania
Identifikohuni si qytetar përmes llogarisë tuaj në portal
Plotësoni: Emrin, mbiemrin, gjininë, ditëlindjen, numrin e telefonit për të përdorur aplikacionin.
Deklaroni nëse formularin po e plotësoni për vete apo dikë tjetër: Adresën e saktë, qytetin, Adresën e e-mailit
Nëse zgjidhni opsionin dikë tjetër ju duhet të shkruani, emrin, mbiemrin, gjininë, ditëlindjen, numrin e telefonit.
Shpjegoni simptomat dhe nëse vuani nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Shkruani nëse keni qenë të ekspozuar ndaj personave apo vatrave të infektuara
Ju do të orientoheni në kohë reale për zgjidhjen e shqetësimit tuaj
Luftoni përhapjen e virusit dhe shmangni grumbullimet e panevojshme , duke komunikuar me strukturat shëndetësore në të gjitha format, në çdo kohë.
Kujdesuni për shëndetin tuaj.
Përdorni e- Albania.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb