Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar video- mesazhin e zv.drejtorit të Traumës, dr. Vilson Ruçit i cili bën apel që me rritjen e shifrave të COVID-19 duhet të ketë më shumë kujdes.

Ruçi thotë se sukseset e arritura deri tani duhet të ruhen si sytë e ballit pasi rikthimi i masave të ‘’Lock-Doën’’ do të ishte shkatërruese për ekonominë.

 

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

“I drejtohem komunitetit mjekësor, pacientëve, familjarëve që të jenë të kujdesshëm sepse COVID19 është akoma mes nesh dhe është i rrezikshëm! Sukseset që kemi arritur, hapjen, zhvillimin ekonomik, turizmin, hapjen me Botën duhet t’i ruajmë si sytë e ballit” – Ju lutem dëgjoni e dr. Vilson Ruçit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb