Manchester City ka shmangur humbjen në transfertë me West Ham, teksa nga 2-0 për vendasit, ka arritur të barazojë në 2-2 dhe ka çuar diferencën me Liverpool në 4 pikë, me të kuqtë që kanë një ndeshje më pak.

Citizens u mjafton të fitojnë me Astoll Villa në ndeshjen e fundit të Premier League dhe të shpallen kampion.

Skuadra e Pep Guardiolës pësoi dy  gola në pjesën e parë nga Bowen, por rezultati u barazua më pas në pjesën e dytë nga Grilish dhe një autogol i Kufal. Ishte Rijad Mahrez, i cili në fund të takimit humbi shansin e artë për të kaluar në avantazh “Qytetarët, duke humbur një 11-metërsh.

Kështu Siti duhet të fitojë në sfidën e fundit me çdo kusht për t’u shpallur kampion, ose të shpresojë te një fitore e Southampton në sfidën me Liverpool. Nga ana tjetër, West Hem siguroi një vend në Europë me këtë rezultat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb