Manchester City ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. “Qytetarët” mposhtën 3-0, në një sfidë ku në asnjë moment nuk u diskutuan 3 pikët. Ekipi i Guardiolës realizoi 3 gola në pjesën e parë me Gundogan, De Bruyne. Pjesa e dytë ishte disi me ritëm më të ulët dhe pa shumë emocione. Vendasit do gjenin të katërtin në minutat e fundit, pas autogolit të Lerma.

Triumf edhe për Arsenalin, me Gooners që “likuiduan” 4-2 Leicesterin. Do ishte Gabriel që do fuste ndeshjen në shinat e duhura, me 2 gola në pjesën e parë. Sfida do rihapej pas autogolit të Saliba. Gjithsesi, për të qetësuar ekipin vendas do mendonte Granit Xhaka. Leister nuk do dorëzohej pasi do “përshendeste” rrjetën me Maddison, por vetëm kaq. Goli që do i vendoste kapakun takimit mban firmën e Martinellit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: