Fitorja e madhe kundër Liverpool në mesjavë ishte “hakmarrja” perfekte, por nga ana tjetër duket se ka shteruar motivimin e Manchester City. Konfirmimi për këtë ishte humbja 1-0 që skuadra e Pep Guardiolës regjistroi mbrëmjen e së dielës në transfertën kundër Southamton. Një gol spektakolar i Admas në minutën e 16-të I dha epërsinë vendasve.

Më pas, e gjithë loja u dirigjua nga “Qytetarët”. Me shumicë edhe rastet për shënim, por finalizimi i aksioneve la për të dëshiruar. Në fund Manchester City u dorëzua përballë kësaj humbje, që vlen vetëm për statistika pasi asgjë nuk e rrezikon vendin e dytë për skuadrën e Guardiolës. I ndryshëm është diskutimi për kampionët e rinj të Premier League.

Liverpool kaloi humbjen e rëndë të mesjavës dhe u kthye te suksesi. Të besuarit e Jurgen Klopp mundën në “Anffield Road” 2-0 Aston Villa. Sfida u vendos në pjesën e dytë. Mane në minutën e 71-të shbllokoi rezultatin me epërsinë e vendasve. Në limitet e kohës së rregullt, Jones shënoi golin e dytë për të vulosur fitoren e Liverpool, që pas titullit kampion kërkon të mbyllë me të tjera rekorde sezonin fantastik.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb