Manchester City vazhdon serinë e fitoreve radhazi në kampionat, teksa sot në shtëpi mundi 2-1 Leeds.

Turku Ilkay Gundogan realizoi dopietë brenda 27 minutash. Gundogan pati shansin e artë për të mbyllur llogaritë e ndeshjes në minutën e 84-të, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 85-tën, mysafirët ngushtuan shifrat me Rodrigo. Ekipi i Guardiolës kryeson kampionatin me 82 pikë, 4 pikë më shumë se Arsenal.

Në ndeshjet e tjera, Tottenham triumfoi 1-0 me Crystal Palace, sakaq Bournmouth u imponua në Vitality Stadium me shifrat 1-3 ndaj Chelsea.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb