Manchester City është kualifikuar në Gjysmëfinalen e FA Cup, pasi mundi me rezultatin e thellë 6-0 Burnley.

“Qytetarët” do zhvillonin një pjesë të parë gati perfekte. Do ishte i zakonshmi Erling Haaland që do prishte ekuilibrat e sfidës në minutën e 32-të. Sulmuesi norvegjez nuk vonoi shumë dhe gjeti edhe të dytin, në të 35-tën.

Në fillimin e pjesës së dytë ekipi i Guardiolës do vazhdonte festivalin e golave, tjetër “rrjetë” e Haaland, ndërsa s’mungon as Alvarez dhe Palmer më pas.

Tjetër gol i Alvarez në çerek-orëshin e fundit, me prapavijën e Burnley që u shpërfytyrua plotësisht. Manchester City do kërkojë t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb