Manchester City nuk përsërit gabimin e Arsenal dhe triumfon bindshëm në shtëpi, 3-1 ndaj Aston Villas. Ekipi i Guardiolas nuk e vendosi për asnjë çast ndeshjen në diskutim pasi shënoi 3 herë në pjesën e parë me Rodri, Gundogan dhe Mahrez me penallti.

Mysafirët lanë gjurmën e tyre në minutë ne 60-të, me golin e Watkins. “Qytetarët” janë në vendin e dytë me 48 pikë, 3 më pak se Arsenal kryesues.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb