Europa League luajti ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave. Sfidat patën gola, emocione, spektakël, me skuadrat e mëdha që nuk zhgënjyen.

Manchester United ka mundur me rezultatin e thellë 4-1 Betis. Festa në Old Trafford do ishte e gjitha për vendasit që në minutën e gjashtë. Njeriu i momentit në Manchester por jo vetëm, Marcus Rashford do lëshonte bukur të djathtën e tij për të mposhtur portierin rival, pas një kundërsulmi vrasës.

Spanjollët nuk e kanë në gjak dorëzimin dhe ekipi nga Sevilla reagoi brenda pjesës së parë me Perez, pas një asisti të Juanmi. Djemtë e Ten Hag do tregonin veten brenda 15 minutash, gol i Antony dhe Fernandes për të vendosur ndeshjen në shinat e duhura. Në fund Weghorst do thellonte akoma më shumë avantazhin, duke e bërë mision të vështirë ose pothuajse të pamundur përmbysjen në ndeshjen e kthimit nga ekipi i Pellegrinit.

 

 

Juventusi është mjaftuar me një sukses 1-0 në shtëpi ndaj Freiburg.

Pavarësisht insistimit të “Zonjës së Vjetër”, pjesa e parë do përfundonte pa gola, sakaq torinezët do mund të zhbllokonin shifrat sapo filluan 45 minutat e dyta me të zakonshmin Di Maria. Pak më vonë goli i Holer do shtangtte të besuarit e Max Allegrit, por do anulohej me VAR për prekje me dorë. Italianët do ruanin me fanatizëm rezultatin deri në fund, duke shkuar kështu të qetë në aktin e kthimit.

Ut
Ut

 

 

Në fushë zbriti edhe Conference League, duke luajtur aktet e para. Barazim 1-1 mes Anderlecht dhe Villareal në Belgjikë, ndërsa Nice fiton minimalisht 0-1 në Moldavi ndaj Sheriff Tiraspol.

R3
R3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb