Tottenham dhe Manchester United nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në Tottenham Hotspur Stadium (London).

Jadon Sancho do ndizte festën e mysafirëve në minutën e shtatë. Sulmuesi anglez me një të djathtë fantastike dërgoi sferën në rrjetë.

“Djajtë e kuq” do mund të dyfishonin shifrat në fundin e pjesës së parë. Do ishte Marcus Rashford që do kontrollonte në mënyrë perfekte një top, do kalonte mbrojtësit për të lëshuar më pas një gjuajtje të pakapshme nga Forster.

Spurs e nisin me shumë dëshirë pjesën e dytë dhe ia dalin të shkurtojnë diferencat me Porron. Pak më pas, Fernandes do provonte të realizonte golin e 3-të për skuadrën nga Manchesteri, por vetëm traversa do e ndalonte.

Kur nuk shënon, e pëson. Ekipi londinez do mund të vendoste ekuilibrat në 2-2 me Son, 10 minuta nga fundi.

Me këtë rezultat, United renditet në vendin e katërt me 60 pikë, ndërsa Tottenham i pesti me 54 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb