Roberto Mancini është pa diskutim arkitekti i kësaj Italie të bukur që “pushtojë” europën, një trajner me një vizion të qartë, i shtyrë gjithnjë drejt futbollit dhe bukur dhe mbi të gjitha një motivues i jashtëzakonshëm. “La Gazzatta dello Sport”, ka publikuar një video ku shihet Mancini pak përpara finales së madhe ku me shumë qetësi, i qeshur dhe me batuta i bënte publik lojtarëve formacionin titullarë:

Gigo, Dilo, Leo, Giorgo, Spinaa, më pas të gjithë shpërthejnë në të qeshura, një gjetje kjo për të ulur tensionin përpara një sfidë kaq të madhe. Më pas me qetësi dhe më buzëqeshjen që e karakterizon vijojë duke plotësuar pjesën tjetër të formacionit: Emerson, Jorgio, Marco, Bare, Ciro, Lorenzo dhe Frederico. “Nuk kam asgjë më shumë për t’iu thënë. Ju e dini kush jeni, nuk jemi këtu rastësisht. Jemi në padronët e fatit tonë, e dini se çfarë duhet të bëni”, dëgjohet Mancini duke i folur lojtarëve, pjesa tjetër më pas të gjithë e dimë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: