Sezoni perfekt i Bayern Munich merr dhe më shumë formë pas fitores kundër B.Dortmund në Superkupën e Gjermanisë. Bavarezët kompletojnë “manitën” e trofe duke kapur Inter e sezonit 2010 dhe tashmë vihen në ndjekje të Barcelonës, ekipi i vetëm që në vitin 2009 arriti të fitonte 6 trofe, përfshi këtu dhe Botërorin për Klube. Dortmund-Bayern mbetet gjithnjë një klasike e futbollit gjerman pavarësisht formës dhe rrethanave që vijnë ekipet. Hansi Flick ishte sërish i detyruar të shpikte një formacion nga e para, pa Sane, pa Goretzka, pa Alaba e Gnabry por sërish ishin ata që imponuan lojën dhe në minutën e 18-të Tolisso kaloi bavarezët në avantazh.

Në të 32-tën, Muller me kokë dyfishoj shifrat duke krijuar përshtypjen e një finaleje me një drejtim. B.Dortmund reagoi shpejt dhe 7 minuta më vonë J.Brand rihapi ndeshjen. Nuk mund të mungonte në këtë finale as Haaland me bindin norvegjez që barazoi shifrat në minutën e 55-të. Si gjithnjë kur luhen ndeshje të mëdha, në apel nuk mungoi në këtë finale as progatagonizmi i kapitenit Neuer që ndali Haalnd në një aksion flagrant duke mbajtur Bayern në lojë. Në fund, fati apo instinkti i Kimmich i solli fitoren e Bayern dhe trofeun e pestë sezon. Siç është bërë tashmë traditë këtë sezon, në fund Neuer ngre lart trofeun e Superkupës së Gjermanisë duke kompletuar dominim total të Bayern Munich.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb