MAQEDONI- Teksa na ndajnë pak minuta nga nisja e sfidës Maqedoni-Shqipëri e vlefshme për Botërorin 2018-të, në stadiumin e Strumnicës, në tribunën ku qëndrojnë përfaqësuesit e medias shqiptare ka pasur tension.

Siç raporton për BalkanWeb dhe News 24, gazetari Jeton Selimi zëdhënësi i federatës maqedonase ka tentuar të heqë flamurin shqiptar të vendosur në tribunën ku qendron media.

Selimi shton se gazetarët shqiptarë kanë protestuar fort që një gjë e tillë të mos ndodhë.

Pas këtij momenti ka nisur një komunikim mes Gerti Çarçanit, zëdhënës për mediat i FSHF-së dhe homologut të tij maqedonas, Zllatko Andonovski.

Sakaq, tifozët shqiptarë janë bllokuar më gjatë nga policia maqedonase, e cila ka hapur të gjithë parullat e tyre për të studiuar çfarë ka të shkruar, si dhe kërkon që secili të ketë dokument identifikimi me vete, para se të hyjnë në stadium.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb