DIBËR

Maqellara vijon të jetë një ndër zonat më të ndotura në Bashkinë e Dibrës. Hedhja e mbeturinave pa kriter ka bërë që pjesa lindore e Maqellarës të jetë e pushtuar nga mbetje të ndryshme.

Rruga e vjetër që e lidh Maqellarën me qytetin e Peshkopisë është kthyer si një pikë e grumbullimit të mbetjeve të konsumit të përditshëm. Banorët e zonës dhe udhëtarët shprehen se situata qëndron e tillë prej vitesh dhe se bashkia ka vendosur kontenier vetëm në qendër të Maqellarës, duke e lënë këtë pjesë totalisht jashtë shërbimi.

Sali Gjoni është një ndër banorët që jeton aty pranë dhe ankohet se ndotja si pasojë e mbeturinave është tmerrësisht e madhe pasi hidhen nga plastika deri tek organet e brendshme të bagëtive që priten në thertore.
Pak muaj më parë Bashkia Dibër ndërhyri për të larguar mbetjet, por siduket kjo nuk ishte zgjidhja e duhur, pasi në mungesë të koshave, banorët përreth vijojnë t’i hedhin në rrugë e përrua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb