Pothuajse të gjithë kampionatet e futbollit janë ndalur sot për shkak të festave, por “Eredivisie” ka bërë përjashtim duke zhvilluar 4 takimet e fundit të javës së 18.

Kampionati që prodhon talente të panumërt për ekipet e mëdha kurrë nuk resht së prodhuar spektakël dhe ndryshe nuk kishte si të ndodhte edhe sot. Në sfidën Ajax vs Willem II markoni Hakim Ziyech ka bërë një gjest të madh teknik duke dribluar kundërshtarin i cili për momentin nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte.

Edhe pse në momentin e parë 24-vjeçari bëri për ‘ujë të ftohtë’ kundërshtarin duke kënaqur tifozët në fund nuk arriti që të rrezikonte portën e Willem.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: