Pak ditë më parë aktorja turke, e njohur dhe nga publiku shqiptar, Ebru Şahin, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me basketbollisti turko-maqedonas Cedi Osman.

Por ndërsa në mediat turke lajmi ka qenë martesa e tyre dhe festa e bukur mes familjarësh dhe miqsh, në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen një detaj tjetër.

Siç shihet nga videot e publikuara nga mediat turke, një ndër këngët që është vendosur në dasmë dhe që çifti shihet dukë kërcyer plot ritëm, është kënga shqiptare popullore, “Sa bukur na ka dalë nusja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb