Kikboksieri i famshëm shqiptar, Florian Marku, mori një fitore të rëndësishme, në një atmosferë të jashtëzakonshme në Linz të Austrisë, ndaj kundërshtarit boshnjak Dzevad Mutfiç.

Sekondat e para ishin të vështira për shqiptarin, i cili u gjend në vështirësi pas një kapje të kundërshtarit, i cili pretendoi edhe për një dorëzim të Markut. Pas pamjeve filmike, gjyqtari vendosi vazhdimin e ndeshjes. Marku reagoi menjëherë duke i lëshuar një goditje të fortë në fytyrë kundërshtarit, i cili përfundoi i gjakosur.

Më pas, nuk vonoi edhe dorëzimi i tij, duke i dhënë fitoren e radhës Markut, i cili ka bërë krenar me mijëra mbështetës që e ndoqën në Linz të Austrisë, por jo vetëm.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-masakroi-boshnjakun-qe-ne-raundin-e-pare-kiksboksieri-shqiptar-arrin-nje-tjeter-fitore/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: