Rrëshqitja e një masivi dheu në hyrje të fshatit Mamel në qendrën administrative Gracen të bashkisë Elbasan ka bërë që 30 familje të mbeten të izoluar për ditë të tera.

Ndonëse banorët e këtij fshati kanë bërë apel në bashki për zhbllokimin e situatës, të gjendur në këto kushte, ata janë detyruar që të marrin përsipër me mjete rrethanore për të hapur vetë rrugën.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Shkëlzen Henkoja, ku shihet se si banorët kanë përveshur mëngët dhe punojnë me kazma dhe lopata për të hapur sadopak rrugën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb