Maturantët në mbarë vendin po zhvillojnë sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga shkollat e Fierit, ku janë futur në provim 1446 maturantë. Burime pranë Zyrës Arsimore në Fier kanë bërë me dije se janë 19 qendra provimi, 12 prej të cilave shkolla publike dhe 7 private.

Ndërkohë, procesi po zhvillohet nën masa të rrepta, për shkak të koronavirusit, ku po menaxhohet nga 165 administratore, ndërsa janë edhe 20 përgjegjës provimi, 20 përgjegjës nga MASR, 20 punonjës policie dhe 20 punonjës psikologë. Ky është provimi i dytë që maturantët i nënshtrohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb