Partizani ia del të triumfojë 0-2 ndaj Teutës në Durrës, në sfidë ne vlefshme për Superligën. Ndeshja do zhbllokohej shumë shpejt. Do ishte Mba që do tregohej i saktë me kokë, në minutën e 10-të.

Në të 20-tën, Kuro provoi nga distanca, por pa mundur dot konkretizimin. Brenda fraksionit, Da Silva me mjaft vizion i nxjerr një top Selmanit, për fatin e mirë të durrsakëve lojtari nuk shfrytëzoi rastin ideal.

Në fillimin e pjesës së dytë, “Djemtë e detit” ishin pranë barazimit me Lorenco Vilën, Rexhepi i vëmendshëm del dhe neutralizon gjithçka.

Ekipi i Colellas do vuante shumë dhe do mundtte të siguronte triumfin vetëm në fund, falë Engjull Hotit. Të kuqtë kryesojnë me 47 pikë, 3 pikë më shumë se Tirana. Teuta renditet në vendin e dytë me 34 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb