Kjo është ndoshta Sfida më e veçantë e manekinit që keni parë deri tani, njëkohësisht edhe më e vështira. Përveç se duhet të qëndroni pa lëvizur e pafolur, nuk duhet të merrni as frymë.

Video u filmua brenda një pishine në Rusi, ku trajneri i zhytjes Alexey Molchanov, 29 vjeç së bashku me studentët e tij të  Federatës së Zhytjes së Lirë vendosin ta çonin sfidën në një tjetër nivel.

Grupi shfaqet i ngrirë në fund të një pishine 6 metra të thellë pa mjetet e frymëmarrjes. Zhytësit janë vënë në pozicione të ndryshme, dikush duke bërë sërf, dikush duke u relaksuar në mes të pishinës, por të gjithë arritën ta përfundojnë me sukses këtë sfidë.

Trajneri i zhytjes, Molchanov, i cili arrin ta mbajë frymën deri në 8 minuta e 30 sekonda tha: “Pashë të gjitha sfidat e manekinit të zhvilluara në botë, dhe u thashë miqve të mi që duhet ta bëjmë patjetër”

(e.f/ BalkanWeb)  

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb