Paris SG tregon edhe një herë forcën në kampionatin francez, ndërsa në të njëjtën kohë i konfirmon rivalëve se nuk ka ndërmend të dorëzojë titullin. Formacioni parizien I shtoi fitoren e tretë radhazi serisë pozitive në javët e fundit, duke mundur në shtëpi 2-0 Nantes.

Pavarësisht dominimit, të besuarit e Tomas Tuchel shpërdoruan të gjitha rastet për shënim, duke lënë të paprekur rezultatin në pjesën e parë. Për të ndryshuar fatin e sfidës mendoi Kilian Mbappe. Me një gjestr teknik spektakolar, sulmuesi kaloi parizienët në epërsi, teksa tregoi edhe një herë se përse cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror.

Hi Res D45b5e0184777132a629597c467eb611 Crop North
Hi Res D45b5e0184777132a629597c467eb611 Crop North

Avantazhi minimal I të zontëve të shtëpisë, qëndroi në fuqi deri në minutën e 85-të. Paris Sent Zhërmend fitoi një 11-metërsh pasi Ikardi u pengua brenda zonës. Goditjen e mori përsipër Neymar që saktësisht ndali topin në rrjetë për të vulosur fitoren e parizienëve. Me këtë sukses dhe me një ndeshje më pak, kampionët në fuqi të Ligue 1 thellojnë në pesë pikë diferencën me ndjekësit më të afërt të Olimpique Marseille.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb