Mësohen edhe dy vendet e tjera nga Europa për Botërorin 2022. Mbaroi magjia e Maqedonisë së Veriut, teksa u mund nga Portugalia 2-0, sfidë që luzitanët e luajtën në shtëpi.

Vendasit shënuan nga një gol për secilën pjesë loje, por me autor të njëjtë Bruno Fernandes. Në 32’ shërbeu Cristiano Ronaldo, ndërsa në 65’ ishte Diogo Jota. Miqtë pretenduan 3 herë për penallti, por asnjëherë nuk u dha. Cristiano Ronaldo me shokë shkojnë në Katar.

Kualifikohet edhe Polonia, që fitoi po 2-0, ndaj Suedisë, sfidë e luajtur në Varshavë. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, në fillim Lewandowski me penallti e më pas Zielinski. Ibrahimovic mbetet jashtë Botërorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb