TIRANE – Klodi Leka, aktivist i Organizatës Politike, ishte ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko, në “News24” për të biseduar në lidhje me ligjin për importin e mbetjeve, që është votuar në kuvend ditë më parë.

Gjatë bisedës tonet e panelistëve janë nxehur, kur aktivisti i është drejtuar i indinjuar deputetit socialist Besnik Baraj, i cili është edhe hartues i ligjit të mbetjeve, duke i thënë: ‘Na keni çarë t….. 25 vite rresht!’.

Moderatorja Ola Bruko është munduar të qetësojë situatën e krijuar, por i riu i irrituar ka thënë se kjo është gjuha që populli përdor në përditshmëri për politikën dhe se nuk do të kërkojë ndjesë për fjalorin e përdorur gjatë emisionit.

Sakaq, para parlamentit kanë qenë aktivistë të tjerë të Organizatës Politike ku kanë ndërhyrë herë pas here në debatin televiziv. Gjatë gjithë kohës ata janë monitoruar nga Policia e Shtetit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: