TIRANA

Deputetët e PD që janë anëtarë të Komisionit të Ligjeve kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit.

Ata kanë paralajmëruar se do të hyjnë brenda sallës së komisionit për të marrë pjesë fizikisht.

Të parët kanë mbërritur deputetët Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi Tyli, Bledjon Nallbati, Elda Hoti dhe më pas Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi me deputetët Sajmir Korreshi e Dashnor Sula.

Dje Kuvendi mësohet t’i ketë njoftuar se komisioni do të zhvillohet online, por PD dhe opozita e kundërshtojnë këtë vendim.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb