TIRANË

Një prani më e ulët e qytetarëve në protestë, por një prani e lartë e punonjësve të policisë. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se ndryshe nga netët e kaluara, në 5 protestat, ndonëse në numër më të vogël qytetarët janë të moshave të ndryshme, jo vetëm adoleshentë.

Ndërkohë që ka një prani të shtuar të policisë. Në sheshin Skënderbej janë kryer kontrolle të shumta të të rinjve, një mënyrë për t’i ndaluar për t’u grupuar, ndërkohë që efektivë policie ka të pranishëm në çdo institucion.

Protesta nisi si revoltë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, teksa pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb