Kristjan Asllani është shumë pranë transferimit te Interi pasi mes zikaltërve dhe Empolit ka një akord të plotë. Menaxheri i mesfushorit shqiptar ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit milanez dhe pas daljes nga aty i është përgjigjur interesimit të mediave të shumta që prisnin lajme rreth këtij takimi.

“U informuam rreth faktit se klubet kanë gjetur një akord. Ka gatishmëri nga të gjithë palët. Të shohim në ditët e ardhshme. Futbollisti është i lumtur? Të gjithë jemi të lumtur. Sa vite kontratë? Të shohim”, tha menaxheri i tij, Elio Berti, pasi doli nga zyrat e Milanit.

Ai u ngacmua nga gazetarët e pranishëm edhe për ofertat e tjetra për Asllanin. “Kishte edhe skuadra të tjera të interesuara, edhe Milani”, i tha një nga gazetarët. “Më mirë se këtu…”, ishte përgjigja duke qeshur e menaxherit të futbollistit para se të largohej./P.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: