Gjykata e Fierit caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e arrestuar, të dyshuar si autorët e krimit makabër në Mallakastër, ku u lidh me litar, u mbyt me peshqir dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj.

Gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga Gjykata e Fierit, ku duket se janë marrë masa të forta sigurie, teksa mbërrijnë tre të ndaluarit, Luis Saliaj, Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj.

Pasi është caktuar masa e sigurisë, trupa gjykuese ka vendosur që dy të miturit, Luis Saliaj (nipi i burrit të viktimës) dhe Sindi Shehaj, të nga 16-vjeçarë, t’i kalojnë Gjykatës së Vlorës, ndërsa 26-vjeçari Ervis Zotaj të vijojë betejën ligjore në Gjykatën e Fierit.

Krimi mabakër ndodhi në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, mesnatën e 5 janarit, por gruaja u denoncua e humbur më 7 janar nga familjarët, prej ku policia nisi lëvizjet, duke e gjetur të pajetë dhe të lidhur me litar në rezervuarin e fshatit.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa familjarët e autorëve kanë kërkuar dënim me vdekje për bijtë e tyre, duke u shprehur se viktima ishte një grua e mirë, dhe që jetonte e vetme, pasi bashkëshorti dhe fëmijët e saj ishin në emigrim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb