Conor McGregor vazhdon të pushtojë faqet e para të mediave dhe rrjetet sociale, megjithëse ka kohë që nuk është ngjitur në ring. Ish-kampioni i UFC është kthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes, teksa goditi me grusht një të moshuar në një pub në Dublin. Shkaku është me të vërtetë qesharak. 31-vjeçari kërkonte të qeraste të gjithë të pranishmit me uiskin që prodhon kompania në pronësi të tij, por ka hasur në refuzimin e një prej tyre.

Pasi burri I ka thënë dy herë jo ofertës së McGregor, ky i fundit e ka sulmuar dhunshëm. Kjo nuk është hera e parë, që ish-kampioni i UFC bëhet protagonist në shfaqe të dhunshme, ndërsa vetëm pak muaj më parë ai u arrestua për të njëjtin shkak në Las Vegas.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: